egjenda e klubit katalunas e sheh sulmuesin anglez si lojtarin ideal për të luajtur në Camp Nou

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka zgjedhur Raheem Sterlingun si lojtarin ideal të cilin do të duhej ta transferonte gjiganti katalunas.

Ish-përfaqësuesi spanjoll mendon se sulmuesi i krahut të djathtë do ta nxirrte nga presioni trajnerin Ernesto Valverde,

Mirëpo, Barcelona duhet t’i paguajë më shumë se 169 milionë euro nëse dëshiron ta transferojë ish-futbollistin e Liverpoolit.

PRESTON, ENGLAND – SEPTEMBER 24: Raheem Sterling of Manchester City celebrates after scoring his team’s first goal during the Carabao Cup Third Round match between Preston North Endand Manchester City at Deepdale on September 24, 2019 in Preston, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Real Madridi besohet se po ashtu është i interesuar për përfaqësuesin anglez.

Madje, gjiganti madrilen thuhet se i ka ftuar përfaqësuesit e Sterlingut për të diskutuar në Spanjë.

Sterling po kalon nëpër momente fantastike të karrierës së ti