Në margjina të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke paralajmëruar se ata do të shkojnë në Serbi në gjysmën e parë të tetorit, në takim kushtuar mënjanimit të barrierave doganore, transmetojnë mediumet serbe, lajmëroi korrespondenti i MIA nga Beogradi.

Siç tha, me ta e ka inicuar idenë për mënjanim të mëtutjeshëm të barrierave të ndryshme për zhvillim të biznesit në territorin e tre shteteve dhe qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve, përkatësisht krijimin e një lloji të “shengenit të vogël”.

“Kjo marrëveshje do të duhej të konkretizohej më 9 dhe 10 tetor në Novi Sad, sepse mendoj se është me rëndësi që e inicuam idenë për bashkëpunim rajonal. Ne dëshirojmë të ndërlidhemi ekonomikisht dhe me atë të dalim para BE-së dhe të tjerëve si bllok i përbashkët”, deklaroi Vuçiq.