Senatori amerikan beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

“Ne të dy i bëjmë thirrje që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa ai na thotë se do të jetë i gatshëm të bisedojë kur të hiqet taksa”, tha Murphy i cili dy javë më parë ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson. “Çështje thelbësore edhe për Serbinë edhe për Kosovën është që negociatat të çojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Që të arrihet kjo marrëveshje për njohje duhen negociata komplekse.

Këto negociata aktualisht janë në pritje sepse Serbia i ka pezulluar derisa Kosova të pezullojë taksën e diskutueshme”, tha senatori demokrat, Murphy. Duke përmendur përshtypjet e vizitës në Kosovë, Murphy tha se Prishtina ajo një nga “qytetet e tij të preferuara në botë” dhe se Kosova “është vendi më i ri në Evropë” me “rrugët e saj plot energji dhe gjallëri”.