Prokuroria Publike në Shkup sot ka ngritur padi kundër një personi për vrasjen e 26 vjeçarit Pineta Sekondo-Pino që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në Haraçinë të Shkupit, e më pas kufomën e kanë dërguar në lokalitetin Bashinec afër fshatit Luboten. Bëhet fjalë për vajzën 22-vjeçare (A.GJ.), e cila ka organizuar vrasjen, kurse policia është ende në kërkim të 27-vjeçarit (F.A.), i cili dyshohet që ka kryer vrasjen.

Policia më datë 31.05.2019 deri tek Prokuroria Publike ka ngritur padi penale kundër personave F.A. (27) dhe A.GJ. (22), të dy nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “vrasjes” për këtë rast.

“Ata tre janë nisur përmes qarkores drejt fshatit Haraçinë dhe te një arë kanë filluar zënkë verbale, e pastaj edhe rrahje. Në një moment, i dyshuari me pushkë e ka gjuajtur në kokë të dyshuarin Pineta Sekondo”, njofton prokuroria, transmeton Gazeta Lajm.

Me datë 29.04.2019, qytetarët në polici kishin raportuar se në vendin e quajtur Bashinec në afërsi të fshatit Luboten është gjetur një skelet i njeriut i mbuluar me gurë. Pas marrjes së masave operative dhe taktike është zbuluar se skeleti i përket të zhdukurit P.S dhe se autorët janë persona e lartë përmendur. Me urdhër të Prokurorisë janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve dhe dy të afërmve të tyre, pat njoftuar policia.