Zoran Zaev dhe ata rreth tij janë kapur në krim deri në gushë dhe prandaj i kap paniku.

Vilma Ruskovska është shërbëtore e dëshmuar e Zoran Zaevit dhe punon në drejtim të tij, derisa e pati edhe dyshimin më të vogël se diçka prej asaj që e thotë Kostadin Kostadinov është e vërtetë deri më tani do të kishte arrestime spektakolare.

Më shumë se e dukshme është se Kostadin Kostadinov gënjen për ta mbuluar involvimin e tij në lëndën “Reket” dhe involvimin e shefit të tij Zoran Zaev. Megjithatë, nëse nuk e kanë besimin e Ruskoskës sërish propozojmë që të largohet dhe të zgjidhet një prokuror profesional dhe i pavarur, i cili në mënyrë joselektive do ta çojë hetimin për rastin “Reket” deri në fund dhe do ta analizojë përgjegjësinë e Zaevit dhe Kostadinovit në këtë rast.

Kostadin Kostadinov duhet përfundimisht të marrë guximin dhe ta pyes shefin e tij Zoran Zaev, nëse çanta Luj Viton me një milion eurot nga zhvatja e Katica Janevës dhe Boki 13 ka përfunduar në Ilindenska dhe me të është financuar fushata e Stevo Pendarovskit!?

Sa para dhe a kanë përfunduar paratë e zhvatjes disamuajshe nga Janeva, Boki 13 dhe Kiçeec në Ilindenska!?

Zaev në vend se të fshihet pas Kostadinovit duhet të dalë dhe t’u përgjigjet pyetjeve se çfarë ka bërë me milionat e zhvatjes!?

Vjen koha e përgjegjësisë për krimin dhe korrupsionin të cilin gjatë tre viteve të kaluara e bëjnë funksionarë të pushtetit. Prandaj edhe paniku është i madh, por shpëtim prej përgjegjësisë nuk do të ketë.