Shkarkim të prokurores speciale publike Katica Janeva sot në seancë plenare në Kuvend kërkoi deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski me arsyetim se propozim-vendimi njëzëshëm është votuar nga të gjithë deputetët dhe nga të gjitha grupet e deputetëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që u mbajt më 5 shtator dhe për shkak të faktit se kjo seancë është e fundit në afatin ligjor për skadim të mandatit të prokurores. Propozimi ishte refuzuar, ndërsa Micevski kërkoi pushim prej një ore.

“Propozimi për shkarkimin e sotëm të Janevës është për t’u lënë hapësirë deri më 15 shtator të zgjidhet prokuror i ri special”, theksoi Micevski.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se është e saktë që Komisioni ka debatuar për raportin e Këshillit të PP-së dhe se Kuvendi ka marrë propozim për shkarkimin e prokurores speciale publike.

“Në të gjitha koordinimet e deritanishme dhe harmonizimet e partive politike, veçanërisht katër partitë më të mëdha politike, u pajtuam se për këtë çështje duhet të ketë seancë të veçantë edhe në atë kontekst dhe për atë arsye nuk është vendosur si pikë në rend të ditës”, sqaroi Xhaferi.

Deputetët e refuzuan propozimin për shkarkimin e Janevës të debatohet në seancën e sotme, me ç’rast deputeti Miceski edhe njëherë sqaroi se arsyeja për kërkesën e shkarkimit është ajo që seanca e sotme është e fundit në afatin ligjor për shkarkimin e prokurores, ndërsa ajo është 15 shtatori.

Loading...