Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar Hoçën e Qytetit në Prizren, ku me qytetarët aty ka folur për luftën kundër korrupsionit.

Veseli ka thënë se zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.

“Me banorët e Hoçës së Qytetit në Prizren bisedova për luftën kundër korrupsionit, si rruga më e mirë për ta mbajtur rininë dhe për të ndërtuar të ardhmen që meriton Kosova.

Korrupsioni prek në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e çdo qytetari, duke rritur koston e jetës, dëmtuar cilësinë e shërbimeve publike, pakësuar mundësitë për sipërmarrje dhe dekurajuar investitorët e ndryshëm privatë.

Zbatimi i Planit Kundër Korrupsionit do të përmirësojë radikalisht, jo vetëm funksionimin e shtetit tonë, por edhe mirëqenien e çdo banori të Kosovës.

“Shpërndajeni nëse dëshironi transformim për Kosovën!”, ka shkruar Veseli.

Loading...