Ish zbuluesi Zoran Verushevski, i cili sot si dëshmitar ishte thirrur për rastin “Trget – Fortesa” deklaroi se informacionet e para për bisedat e përgjuara i ka marrë nga fundi i vitit 2010 kur ka punuar si përgjegjës për politikën e sigurisë në Lidhjen Socialdemokrate.

Në dëshminë e sotme, Verushevski tha se të gjitha informacionet dhe njohuritë lidhur me përgjimin e paligjshëm kanë përfunduar në partinë politike dhe se kontroll në të gjithë dokumentacionin ka lideri i partisë.

“Dokumentacioni gjithë kohën në parti dhe me atë menaxhon lideri i partisë”, tha Verishevski, duke shtuar se çfarëdo qofrë informacioni nuk e ka shfrytëzuar për interesa personale, as nuk u ka shkuar në mendje.

Konfirmoi se është njohur me zbuluesit Gjorgji Llazarevski dhe Zvonko Kostovski. Llazarevski, siç theksoi, ka qenë njëri ndër ata të cilët kanë dorëzuar dokumentacion në parti. Llazarevski, sipas dëshmisë së Verushevskit, ka dorëzuar dokumentacion që para se ai të vijë të punojë si përgjegjës për politikën e sigurisë në LSDM.

Për dokumentacionin tha se ka pësuar modifikime të tmerrshme pas privimit të tij nga liria në vitin 2015.

Në fillim të dëshmisë së tij disa herë ka përsëritur se mbetet në dëshminë e tij që e ka dhënë para prokurorit për krim të organizuar në rastin “Puç”.

Verushevski sot u është përgjigjur pyetjeve të prokurorit publik Artan Ahro i cili ishte i autorizuar me vendim të prokurorit publik Lubomir Joveski. Për këtë rast janë autorizuar edhe prokurorët Lençe Ristevski dhe Trajçe Pelivanov.

Seanca e ardhshme vazhdon më 10 tetor me pyetje të kryqëzuara nga ana e mbrojtjes.

Në lëndën “Traget-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike, akuzohen ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK-ja dhe edhe pesë persona të tjerë të Drejtorisë. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilat aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.