Rob Garrison, i njohur më shumë për rolin e tij në filmin “Karate Kid” ka vdekur në moshën 59 vjeçare, raporton CNN.“Rob ishte një person i shkëlqyeshëm dhe ambasador në trashëgimisë së filmit “The Karate Kid “”, tha Rick Henriques, përfaqësuesi i Garrison, në një prononcim për CNN.Garrison portretizoi personazhin e Tommy në filmin e vitit 1984 “The Karate Kid”, vazhdimin e vitit 1986 “The Karate Kid Part II” dhe së fundmi në serinë e YouTube Originals “Cobra Kai”, e cila ishte për jetën e personazheve nga filmi pasi ata u bënë të rritur.
Ai ka lindur në Wheeling, West Virginia, roli i parë i Garrison ishte në filmin fantastiko-shkencor të vitit 1977, “Starship Invazions”.Me kalimin e viteve ai u shfaq edhe në filmat “Brubaker” dhe “Iron Eagle” dhe seriale të shumta televizive, duke përfshirë “St. Elsewhere”, “MacGyver”, “Columbo” dhe “Traineri”.