Edhe nga e majta edhe nga e djathta na akuzojnë për pozicionin tonë për Marrëveshjen e Prespës, i cili mbetet i njejtë se është marrëveshje e keqe me shumë probleme, thotë ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis në intervistë për radion “Kanal një”, duke u përgjigjur ndaj akuzave të ish-shefit të diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos se Qeveria aktuale vazhdon me “taktikën e njohur të dygjuhësisë”, përkatësisht se është me standarde të dyfishta lidhur me Marrëveshjen e Prespës, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

“Nuk shkojmë jashtë të themi diçka dhe vijmë në Greqi të themi tërësisht gjëra të tjera. (Kryeministri grek) Kirijakos Micotakis dje kur u takua me (kryeministrin) Zoran Zaev, i tha qartë: ‘Unë nuk do ta nënshkruaja Marrëveshjen e Prespës, por prej momentit kur vendi e nënshkroi dhe është ratifikuar nga Parlamenti grek me procedura ligjore, më obligon’. Kjo nuk është ndonjë dygjuhësi”, theksoi Varviciotis.

Ministri alternativ i Punëve të jashtme të Greqisë në intervistë tha se “fqinjët ende nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Prespës”, përkatësisht nuk janë ndryshuar “tabelat e përmendoreve, emrat e rrugëve dhe nuk janë mënjanuar simbolet nga shumë objekte publike”.

Për akuzat nga Katrugallos lidhur me komisionet që dalin nga Marrëveshja e Prespës, Varviciotis sqaroi se lidhur me atë sa i përket librave shkollorë, Qeveria e re erdhi në pushtet gjatë periudhës së verës, theksoi se librat shkollorë, nuk bëhen për një verë, mu para se të hapen shkollat në shtator, por ai është proces për të cilin nevojiten muaj përgatitje.

Lidhur me Komisionin për shenjat tregtare, shefi alternativ i diplomacisë greke thotë se në qershor u mbajt takim për njohje dhe caktuan takim të ardhshëm për në nëntor. Varviciotis sqaroi se kjo i referohet faktit që shefja e komisionit nga ana greke, e zgjedhur nga Qeveria e kaluar, ka mungesë të kohës së lirë, sepse ndodhet në Nju-Jork, sepse atje janë “interesat profesionale”.

Shefi alternativ i diplomacisë greke edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se Qeveria do të tentojë t’i zbusë “pasojat negative nga Marrëveshja e keqe e Prespës për qytetarët grekë dhe interesat greke”.