Kryetari i deritanishëm i Supremës, Jovo Vangellovski, ka tetë ditë afat ku do të mund të ankohet për shkarkimin nga pozicioni, vendimi është marrë nga ana e Këshillit të prokurorëve publik.

Ankesën Vangellovski duhet të dorëzojë deri te Këshilli i gjykatësve ku anëtarë janë nëntë gjykatës. Tre gjykatës do të zgjidhen nga gjykata Supreme, dy nga gjykata ku i punësuar ka qenë Vangellovski, gjegjësisht nga gjykata Supreme dhe nga një gjykatës do të zgjidhet me short nga gjithsej katër rajonet e vendit (Shkupi, Manastiri, Shtipi dhe Gostivari), ku edhe bëjnë pjesë disa nga gjykatat Themelore.

Këshilli për vendim pas ankesës mundet të vërtetojë apo zhbëjë vendimin e shkarkimit të tij.

Kërkesa për shkarkimin e Vangellovskit ishte parashtruar para dy viteve nga organizate joqeveritare “Thjerrëza e gjelbërt”./Alsat

Loading...