Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk insiston që çmimet individuale nuk do ta ndryshojnë.

Van Dijk arriti të fitojë çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA.

Pasi ndihmoi Liverpoolin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe luftuan me Cityn deri në fund për titullin e Premier Ligës është bërë kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë.

Holandezi tha se nuk mund të krahasohet me lojtarët si Messi e Ronaldo.

“Çfarë do që të ndodh nuk do të më ndryshoj. Nuk mund të më krahasoni si futbollist me Messin e Ronaldon, mund të krahasoni efektin që kemi në klub. Kjo është shumë e vështirë. Jam i lumtur me që kam komplimente nga mbrojtësit e tjerë”, deklaroi ai.