Chriss Brown ka ndarë së fundmi në llogarinë e tij në rrjetet sociale disa foto me vajzën e tij 5-vjeçare, Royalty. Fotoja e publikuar nga këngëtari ka pasur reagime të ndryshme të fansave të cilët kanë komplimentuar vajzën e tij të vogël. Vogëlushja nuk është e panjohur për rrjetin pasi numëron 30 mijë ndjekës në llogarinë e saj në ‘Instagram’ për shkak të ‘look-ut’ tepër të veçantë që e bën të bjerë në sy menjëherë. Llogaria e ‘Instagram-it’ së Royalty menaxhohet nga mamaja e saj, Nia Guzman e cila kujdeset që herë pas here ta veshë të voglën me rroba të markave të njohura si ‘Dolce&Gabanna’, ‘Fendi’ etj.
Kujtojmë se dyshja Brown dhe Guzman i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vite më parë, megjithatë vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor për shkak të vajzës së tyre.

Loading...