Policia malazeze raportoi një rast të martesës së detyruar me të mitur, kur një vajzë 11-vjeçare malazeze me kombësi rome ishte martuar në Kosovë.

“Një rast i një vajze 11 vjeçare e cila është martuar me dhunë është raportuar në polici. Vajza është në territorin e Kosovës dhe shpresojmë se do të reagojmë shpejt dhe në mënyrë adekuate, duke pasur parasysh që vajza tashmë ka filluar jetën me dhëndrin e dyshuar”, njoftoi Fana Delija nga qendra për Nismën rome.

Rasti u raportua të premten dhe, siç shton Delija, ata nuk kanë asnjë informacion se çfarë po ndodh me vajzën tani.

“Ne presim që vajza të kthehet nga Kosova dhe të merren hapat e mëtutjeshëm”, tha Delija, për RTCG, transmeton Zeri.

Ajo, gjithashtu, deklaron se ka një ndërgjegjësim në rritje të femrave rome që të raportojnë rastet e martesave të aranzhuara.

Loading...