Tyson Fury ishte shumë më fat që e shmangi një humbje tronditëse kundër Otto Wallin, pasi pësoi një çarje brutale mbi sy, e cila ka mundur t’ia rrezikonte seriozisht rimeçin me Deontay Wilder në shkurt, sipas promotorit të sportit dhe drejtorit të Matchroom Sport, Eddie Hearn.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë Fury bëri betejë të madhe për të fituar me pikë kundër Wallin javën e kaluar, edhe pse pësoi një çarje të madhe mbi syrin e djathtë në rundin e tretë në T-Mobile Arena në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Por Hearn beson se Fury ishte me fat që e shmangi humbjen me nokaut teknik, sepse referi ka mundur të vendoste për ndërprerjen e meçit për shkak të çarjes së madhe që ia kishte shkaktuar britanikut goditja e suedezit.

Ai madje dyshon se Fury do të mundë të riaftësohet në kohë për rimeçin e pritur kundër kampionit të WBC-së, Wilder, në muajin shkurt.

“Nuk e kam parë meçin sepse isha në aeroplan, por kur aterova shikova rrjetet sociale dhe e pashë rezultatin dhe çarjen që e kishte pësuar ai. Mendoj se në radhë të parë, ai ishte shumë me fat që nuk e humbi luftën nga ajo çarje”, tha Hearn.

“Mendoj se në çdo vend tjetër të botës, ky meç do të ndërpritej. Nuk e di nëse Fury do të jetë i gatshëm për meçin e shkurtit”, shtoi ai.

Loading...