Mbrëmë pas mesnate në hekurudhën para mbikalimit në bulevardin “Serbia” në Shkup, treni ka përplasur 31 vjeçarin nga Shkupi i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton TV21

Nga SPB-Shkup konfirmojnë rastin.

“Mbrëmë në ora 2 është lajmëruar se në hekurudhën para mbikalimit, pra në bulevardin “Serbia”, treni në relacion Manastir – Shkup ka goditur këmbësorin N.M (31) nga Shkupi i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët”, thonë nga SPB-Shkup.

Në vendngjarje kanë dal ekipet hetuese nga SPB-Shkup. Me urdhër të prokurorit publik trupi i viktimës është dhënë për obduksion.