Werderi është mposhtur nga Leipzeig-u me rezultat bindës 0-3 në cilësinë e vendasit.

Skuadra e Milot Rashicës kështu regjistron edhe humbjen e tretë këtë edicion, krahas edhe dy fitoreve.

Ylli nga Kosova tashmë është rikuperuar totalisht nga lëndimi, por që trajneri vendosi mos ta aktivizojë në këtë ndeshje.

Kush e di, mbase po e kursen për derbin ndaj Dortmundit, që zhvillohet fundjavën e ardhshme.

Ndërkaq, më poshtë postimi i klubit gjerman në rrjetin social “Twitter”, sa për të treguar gëzimin e rikthimit të ish-lojtarit të Viteses e të Vushtrrisë.