Shumë tifozë të Arsenalit kanë reaguar të zemëruar ndaj vendimit të trajnerit të Arsenalit, Unai Emerys, i cili e ka emëruar mesfushorin Granit Xhaka si kapiten të parë të klubit londinez, në vend të Laurent Koscielnyt, që u transferua në Bordeaux gjatë afatit kalimtar të verës.

Transmetuesi Publik Britanik, BBC, raporton se Unai Emery ia tregoi skuadrës së tij vendimin për rolin e kapitenit të premten, pasi u konsultua fillimisht me futbollistët e klubit londinez, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori me origjinë nga Kosova, i cili e përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, e ka drejtuar skuadrën e Arsenalit në gjashtë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa i ka bërë mbi 100 paraqitje për Arsenalit që kur iu bashkua klubit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.

Por, vendimi për t’ia dhënë Xhakës shiritin e kapitenit nuk është pritur mirë nga të gjithë tifozët, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit këtë sezon, kur edhe është fishkëllyer nga vetë tifozët e Arsenalit.

“Si dreqin erdhi Emery te vendimi se Xhaka është personi më i mirë për të qenë kapiten i Arsenalit? Ai sapo e ka konfirmuar se s’ia ka idenë çfarë po bën. Kjo është një vepër për të cilën mund të shkarkohesh. Emery jashtë