Tifozët e Real Madridit ia kanë rikthyer shpinën Zinedine Zidanet, pas humbjes së thellë nga Paris Saint-Germaini. Një pjesë e tyre e kanë shprehur dëshirën për ta rikthyer Jose Mourinhon

Besimi i tifozëve të Real Madridit në drejtim të trajnerit Zinedine Zidane ka rënë dukshëm,

Mbi të gjitha pas humbjes nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, por edhe pas paraqitjeve të zbehta të këtij fillim-sezoni, por edhe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ku Zidane bëri eksperimentime, në njërin prej sezoneve më të dobët në histori të klubit.

Eksperienca e dytë e Zidane në Madrid nuk po shkon si duhet, pasi në të parën e kishte fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve.

Prandaj, një pjesë e tifozëve madrilenë përmes rrjeteve sociale e kanë kërkuar shkarkimin e trajnerit francez dhe emërimin në vend të tij të Jose Mourinhos.

“Special One” e kishte fituar titullin e kampionit të La Ligas me “Los Blancos”, por kishte dështuar të fitonte në Champions League.

Trajneri kontrovers, kudo që ka punuar, ajo ligë është konsideruar si më interesante.

Mbetet të shihet nëse presidenti Florentino Perez do të ndërmarrë diçka në këtë drejtim apo do t’i japë kohë ende Zidanet

Loading...