Në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, në fshatin Kamnjan të Tetovës, mbrëmë  rreth orës 23 e 40 minuta, vetura e tipit ,,BMW,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 23-vjeçari M.I. nga fshati Bogovinë e Tetovës, ka humbur kontrollin ndaj veturës, ka devijuar nga rruga.

Vozitësi dhe dy bashkudhëtarët nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë të moshave 17 dhe 18-vjeçe,  kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe punohet në përcaktimin e shkakut rrethanave dhe detaje tjera të këtij aksidenti në trafik.