Dje ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Dobrosht, ku për pasojë është shkelur me makinë këmbësorja 5 vjeçare.

Sipas raportit të policisë, aksidenti ka ndodhur dje në rrugën lokale të fshatin Dobrosht rreth orës 15 e 20 minuta, në të cilën makina e tipit “Hyundai Akcent” me targa të Tetovës, të cilën pa patentë shoferi e ka drejtuar 25-vjeçari C.A. nga fshati Dobrosht ka shkelur vajzën 5-vjeçare nga i njëjti fshat.

Vajza e lënduar është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjeksore.

Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes dhe po hetohet gjithçka që lidhet me aksidentin./TS