Ambasada gjermane në Tiranë këtë të hënë ka përcjell një mesazh solidariteti për shqiptarët pas tërmeteve të rëna gjatë fundjavës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se urojnë që shqiptarët veçanërisht ato që janë prekur ta kalojnë shpejt këtë tronditje.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. ⚠️ Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij.”