Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij drejt Nju Jork, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht kryeministri, Edi Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe frike tek qytetarët në Shqipëri. Epiqendrat e tërmeteve kanë qenë në Detin Adriatik, në veri të qytetit të Durrësit. Dëmet më të mëdha janë shënuar në zonat përreth.