Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi nga afër qytetet e plagosura si pasojë e tërmeteve që prekën vendin tonë. Ajo tha para mediave se nuk ka persona në gjendje të rëndë.

“Pashë nga afër gjendje e të lënduar., Aktualisht janë duke marrë shërbimin 21 qytetarë. Janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Të gjithë qytetarët po marrin shërbimin e nevojshëm. Situata e tyre është e qetë dhe po bëjnë të gjitha trajtimet. Në përgjithësi situata është e qetë dhe spitalet janë përforcuar me mjekë dhe infermierë për të përballuar situatën e shtuar. Janë 68 qytetarë që po marrin shërbimet në Tiranë dhe Durrës dhe shëndetësia është në gatishmëri me të gjitha strukturat. Kanë qenë 18 qytetarët edhe në spitalin e Durrësit dhe unë do të shkojë për të parë nga afër edhe të lënduarit në spitalin e Durrësit”-tha ministrja.