E shtuna nuk ishte ditë paniku vetëm për Shqipërinë për shkak të tërmeteve që tronditën vendin, por edhe për disa shtete ne botë.

Nga rajon, lëkundjet e tokës me epiqendër Durrësin janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Greqi e deri në Bullgari.

Por edhe në SHBA e deri në Indonezi janë shënuar disa tërmete. Një tërmet me magnitudë 4 ballë Tronditi Kaliforninë Jugore, ndërsa Meksika po vazhdon të përballet me lëkundje të vazhdueshme të tokës, më e forta 4.9 ballë.

Këtë të diele Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare e cila regjistron në kohë reale tërmetet në mbarë botën, raportohet se nga ora 2:30 pas mesnate deri në orën 7:43 të mëngjesit, në mbarë botën janë regjistruar 26 tërmete, 6 prej tyre vetëm në Shqipëri.

Në këtë listë, ne harkun kohor prej 5 orësh, janë shënuar tërmete në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Greqi, Itali, Turqi, Kaliforni, Meksikë, Argjentinë, Indi, Kili, Indonezi, e deri në Alaska.

Por më i forti i regjistruar i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, ishte ai që tronditi Shqipërinë mesditën e së shtunës me intensitet 7.5 ballë.

Mediat botërore si CNN, Reuters, AFP, etj, kanë pasqyruar panikun që përjetuan qytetarët shqiptarë gjatë lëkundjeve të tokës, të lënduarit por edhe dëmet materiale që la pas tërmeti.