Tërmet prej 5.8 shkallë është regjistruar para pak çasteve në Detin Adriatik, në afërsi të Durrësit. Tërmeti është ndje edhe në Maqedoni dhe  Kosovë. Tani për tani nuk ka informata për dëme materiale apo viktima në njerëz. Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë lëshuar objektet e banimit menjëherë pasi kanë dëgjuar lëkundjet.

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

 

 

Loading...