Një tërmet me fuqi 5.8 shkallë të Rihterit ka goditur kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad dhe disa qytete të tjera.

Raportohet se së paku 19 persona kanë humbur jetën dhe ka shumë të tjerë të plagosur, mbi 300 persona.

Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit malor Jehlum në provincën Punxhab, tha Departamenti Meteorologjik i Pakistanit bazuar në vlerësimin e tij paraprak.

Dridhjet në Islamabad ishin të fuqishme duke bërë që shumë njerëz të qëndrojnë në rrugë, raportuan dëshmitarët.