Para pak minutash në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë e kësaj një person është plagosur, shkruan Gazeta Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova. /GazetaExpress

Loading...