Organizata komunale e Kryqit të Kuq në Tetovë dhe Qendra për mjekësi transfuzioni nga Tetova organizuan aksion të dhurimit të gjakut në objektin e Komunës së Tetovës. Mundësi për të dhuruar gjak patën të punësuarit në administratën komunale dhe nga njësitë rajonale të Ministrive.

“Gjithsej 21 njësi gjak u grumbulluan nga të punësuarit në administratën e Komunës së Tetovës dhe njësitë rajonale të Ministrive në Tetovë të cilët vullnetarisht dhuruan gjak. Aksioni ishte njëditor dhe zgjati prej orës 11:00 deri në orën 16:00”, informoi Shkëlzen Murati, sekretar i Kryqit të Kuq të Tetovës.

Javën e ardhshme Kryqi i Kuq dhe Qendra për mjekësi transfuzioni organizojnë dy aksione. Në hapësirat e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” të mërkurën, më 2 tetor prej orës 9:00 deri në orën 13:00, dhe në Gjimnazin “7 Marsi” në Tetovë të premten, 4 tetor, gjithashtu prej orës 9:00 deri në orën 13:00.