Të paktën 40 civilë në një dasëm u vranë të dielën natën gjatë një sulmi të kryer nga forcat speciale afgane dhe të përkrahur nga sulmet ajrore amerikane në strehimore talebanëve në provincën jugore të Helmand, thanë zyrtarët afgan, shkruan AP.

Dhuna ka trazuar më tej Afganistanin i cili po përballet me një rritje të dhunës pas bisedimeve të paqes SHBA-Taliban për t’i dhënë fund luftës më të gjatë të Amerikës u rrëzua në fillim të këtij muaji.

Abdul Majed Akhund, zëvendës këshilltar i krahinës, tha se shumica e të vdekurve janë gra dhe fëmijë që ishin në një ceremoni martese që po zhvillohej në rrethin Musa Qala.

Akhund tha se 12 civilë të tjerë u plagosën dhe janë në spitalin në Lashkar Gah kryeqyteti i provincës.

Kishte raporte kontradiktore për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve nga burime të ndryshme pasi zona është nën kontrollin e Talibanëve.