Tani për tani nuk është caktuar takim i grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë publike të shtunën, thonë nga Ministria e Drejtësisë, pas informatave të publikuara në një pjesë të mediumeve se gjatë fundjavës do të mbahet raund i ri i negociatave mes ekipeve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Bisedat kanë ngecur pas takimit të fundit, që u mbajt në Kuvend, ku morën pjesë liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, e i cili përfundoi pa rezultat.

Pastaj vijuan akuza të ndërsjella nga ana e dy liderëve, të cilët lanë mundësi të hapur për biseda të mëtejshme.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar propozime të veta, për të cilat kryeministri Zoran Zaev tha se do të shqyrtohen.