Në takimin konstituiv të delegacioneve të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë Veriore, që u mbajt sot u zgjodhën kryetari dhe zëvendëskryetarët e delegacioneve. Kryetar i delegacionit është zgjedhur Andreas Shieder, eurodeputet nga Austria nga grupi i socialistëve dhe demokratëve.

Siç informon korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu, zëvendëskryetari i parë është zgjedhur Irena Joveva nga Sllovenia, i dyti – Marion Valsman, eurodeputete nga Gjermania nga radhët e Partive Popullore.

Delegacioni ndërparlamentar i cili i mbanë marrëdhëniet parlamentare me Republikën e Maqedonisë Veriore, numëron 13 anëtarë dhe 13 zëvendës.

Delegacionet ndërparlamentare punojnë në mirëmbajtjen e marrëdhënieve dhe këmbimin e informacioneve me deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore, për promovimin e vlerave themelore të BE-së: lirinë, demokracinë, respektimin e të drejtave njerëzore dhe liritë themelore dhe sundimin e të drejtës.