Spitalet në rajonin italian në Toskana janë në gatishmëri pas një shpërthimi vdekjeprurës të një superbakteri.

Shifrat tregojnë se NDM-1 rezistent ndaj antibiotikëve ka infektuar të paktën 75 persona në pikën e nxehtë turistike që nga nëntori i vitit 2018.

Infeksioni bakterial besohet të ketë vrarë të paktën 31 njerëz në 17 spitale të ndryshme në atë kohë.

Më shumë se 30 raste të infeksionit janë raportuar në Pizë, vendi ku gjendet kulla e famshme e lakuar.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve lëshoi një vlerësim të shpejtë të rrezikut në qershor pas shpërthimit në Toskana, duke paralajmëruar për infeksione të mundshme ndërkufitare, “veçanërisht pasi që zona e prekur është një destinacion kryesor turistik.”

Loading...