Njësia për siguri në komunikacion në kuadër të SPB Shkup dje në periudhën prej orës 06:00 deri më 24:00 ka sanksionuar 24 shoferë të automjeteve që kanë tejkaluar shpejtësinë me automjete në rrethinën e Shkupit.

Gjatë kontrollit, siç njoftojnë nga MPB, janë zbuluar edhe 77 shkelje tjera në komunikacion.

Njësia për siguri në komunikacion dje prej orës 19:30 deri në orën 01:00 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimi e shkelësve të rregullave nga ana e motoçiklistëve në rrethinën e Shkupit. Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 36 motoçiklistë./Telegrafi/

Loading...