Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka pranuar që është duke punuar me sulmuesin Diego Costa, për ta rritur nivelin e tij.

Simeone ka thënë se sulmuesi është shumë larg nga forma e tij e duhur për këtë sezon. “Për një sulmues është vështirë nëse ka situata që nuk e lejojnë të shënoj. Jemi duke punuar me Diegon për të parë se ku duhet të forcohet.

Është sfidë e rëndësishme që do t’i ndihmoj klubi shumë, duhet të gjejmë zgjidhje sa më të shpejtë”, deklaroi ai.

Simeone gjithashtu foli edhe për kampionatin spanjoll. “La Liga është duke treguar se nuk ka ndeshje të lehtë për ndonjë klub dhe të gjithë jemi në rrugën e mirë”, përfundoi ai.