Karma është e përbërë nga të gjitha veprimet e mira dhe të këqija të jetëve të mëparshme, e po ashtu edhe të jetës aktuale. Veprimet që keni bërë kanë përcaktuar rrugëtimin tuaj, dyert e hapura e të mbyllura dhe ju kanë dhënë mundësinë që të përmirësoni veten dhe botën rreth e qark. Po si është realisht Karma juaj? Zbulojeni me anë të testit tonë…

Gjen një portofol në autobus dhe vendos që:

a. Të gjej pronarin e portofolit.

b. Të marr lekët që janë brenda dhe pastaj t’ia kthej të zotit.

c. Tani që e gjeta është portofoli im.

d. E lë aty, në rast se dikush do të kthehet ta marrë.

Vë re se një qen ka humbur në rrugë. Çfarë vendos të bësh?

a. Asgjë… do ta gjejë vetë rrugën për në shtëpi.

b. I hedh një copë bukë që të kalojë natën.

c. Telefonoj policinë që të kujdesen deri sa të dalë i zoti.

d. Kujdesem për të dhe më pas mundohem të gjej pronarin e vet.

Si keni qenë në gjimnaz?

a. Pak agresiv dhe bullist.

b. Humoristi i klasës.

c. Peshkop pas librave.

d. Shoku i të gjithëve.

Kur i merr një miku një libër, a ia kthen gjithmonë në kohë?

a. Në fakt, nuk i kthej asnjëherë librat që marr.

b. Harroj, dhe gjithmonë më kujtojnë.

c. Mundohem, por është kaq e vështirë të kthesh një libër.

d. Jam gjithmonë korrekt.

Sapo keni lënë turnin e darkës dhe në autobus keni gjetur një vend për t’u ulur. Në stacionin e radhës hipën një grua shtatzënë. Çfarë bëni?

a. Asgjë – mezi e gjeta atë vend.

b. Epo… ajo vetë ka zgjedhur të bëjë fëmijë, kështu që le të rrijë në këmbë.

c. Ia liroj vendin, vetëm nëse do zbres në stacionin tjetër

d. Çohem menjëherë dhe i liroj vendin.

Kur ka qenë hera e fundit që keni mbajtur derën për të kaluar dikush?

a. Secili për vete, nuk kam pse të mbaj derën për të tjerët.

b. Kur ka qenë hera e fundit që e kanë mbajtur derën hapur për mua?

c. Gjithmonë ua hap derën personave mbi 60 vjeç.

d. Kudo ku ka një derë unë kujdesem që ta mbaj hapur për të gjithë.

Keni kaluar ndonjëherë kohë duke u marrë me punë vullnetare?

a. Koha është e çmuar – kështu që jo.

b. Edhe mund të merrem me vullnetarizëm, por kam frikë nga të panjohurit.

c. Ndonjëherë, por e kam të vështirë të gjej kohë të lirë.

d. Gjithmonë.

Cili është komplimenti më i këndshëm që ju kanë bërë?

a. “Nuk je njeriu më i keq që kam takuar në jetë”.

b. “Je njeri i mirë”.

c. “Ti je një shenjtor”

d. Nuk i numëroj komplimentat. Më bëjnë shumë komplimenta.

Sa kujdeseni për riciklimin?

a. Çfarë është kjo?

b. Kur është e thjeshtë për mua.

c. I ndaj plehrat, vetëm atëherë kur më duhet ta bëj.

d. Riciklimin e konsideroj të rëndësishëm.

Më shumë A | Mund ta shfrytëzoni më shumë karmën

Mund të tregoheni më të kujdesshëm për pasojat e sjelljeve tuaja. Më mirë mendohuni para se të veproni, sepse gjërat shpesh kthehen pas si një bumerang. Pak më shumë sjellje të mira dhe padyshim do të përfitoni shumë.

Më shumë B | Karma juaj është neutrale

E ardhmja është e paparashikueshme. Ju po veproni mirë, por mund të bëni edhe më mirë. Duke bërë vepra të mira do të shihni se edhe Karma juaj do të lartësohet edhe më shumë.

Më shumë C | Karma juaj është mbi mesataren

Ju gjithmonë e mbani derën e një dyqani hapur që të kalojnë njerëz që nuk i njihni dhe kjo gjë realisht që ju shpërblen shpirtërisht. Vazhdoni të bëni veprime të mira dhe me shumë gjasa gjërat do të ecin më së miri!

Më shumë D | Karma është në anën tuaj!

Me shumë gjasa jeni personi i radhës për një shpërblim. Gjithmonë gjeni kohë për të tjerët, pavarësisht ngarkesës së madhe që keni. Jeni si një rock star, të gjithë ju adhurojnë. Vazhdoni të bëni të njëjtat gjëra dhe do të shihni se do të merrni vetëm të mira si shpërblim.

Loading...