Elvis Pupa është një nga aktorët më të dashur të humorit në Shqipëri. Aktorit është shumë aktiv në Instagram ku na poston foto nga vende të ndryshme.

Në foton e fundit të hedhur nga Elvisi ka komentuar dhe Eneda Tarifa, e cila i ka gjetur sozinë humoristit. Ajoetiketon instrumentalistin e njohur Keli Gugan.

“I ngjan shumë Keli Gugas këtu,”– shkruan Eneda Tarifa në foton e Elvis Pupës.

“E kam çu saksin te kallajxhiu se ma ka kris tërmeti”- i përgjigjet me shaka aktori i humorit.

Ndërkohë vetë Keli Guga ka shkruar në foto: “Unë apo ky, Eneda Tarifa?”

Po të shikojmë në profilin e dy personazheve, ngjashmëria është e dukshme, sidomos pas ndryshimit në look që aktori i humorit ka bërë, duke mbjellë dhe flokët.