Seanca e sotshme gjyqësore për rastin “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin jonjerëzor të Ljube Boshkovskit në vitin 2012, është shtyrë përshkak se njëri prej të akuzuarve, Petar Milloshevski nuk u paraqit në sallë, njofton Zhurnal.

Avokati i tij Petar Vasilev theksoi se prokurori ka qenë në pushim mjekësor përshkak lëndimit të këmbës.

Prokurori Lape pasi e shqyrtoi dokumentacionin mjekësor vërejti se shkruan kontrollë për dy javë, por jo edhe pushim mjekësor. Gjithsesi, seanca u shtye.

Në seancë nuk u paraqit as dëshmitari Ivo Koteski, ish zëdhënës i MPB-së.

“Gjykata u prononcua përmes stacionit policor në Qendër, prej ku morëm njoftim se nuk e kanë gjetur në adresë shtëpiake. Gjykata përsëri iu drejtua stacionit policor por nuk morëm përgjigje”, tha gjykatësja Aleksandra Risteska.

Pikërisht për këtë gjykatësja e pyeti prokurorin Ljubomir Llape se ku mund ta gjejnë dëshmitarin, por prokurori u ngrit dhe tha se po tërheqë propozimin e Koteskit të dëshmojë.

Ivo Koteski, ish zëdhënës i MPB-së, u ftua për dëhsmitar me propozim të PSP-së përshkak se në procedurën dëshmuese u paraqit një bisedë e tij telefonike me ministren e atëhershme Gordana Jankullovska. Nga biseda dëgjohet si Jankullovska i thotë Kotevskit mos ti lëshojnë inçizimet ku shihet arrestimi me dhunë i Boshkoskit, përshkak se ai më parë kishte informuar se ekziston një inçizim ku shihet i akuzuari Ivica Antevski – Puki si i vendosë Ljubes revolen në gojë.