U shty sot për të dhjetën herë gjykimi për rastin “Talir” të PSP-së, ose çështja për financimin e VMRO-DPMNE, në të cilën sipas akuzës janë pastruar rreth 5 milion euro, dhe për të cilën PSP thotë se ka fletëpagesa, dokumente dhe prova të tjera materiale. Shtyrja e sotme është për shkak të prokurores speciale në paraburgim, Katica Janeva, e cila është gjithashtu nënshkruese e akuzës “Talir”, njofton REL.

“Prokurorja speciale Katica Janeva, një e dyshuar për krim, është palë në gjykim, dhe prokurorja e respektuar Lençe Ristoska është përfaqësuese e saj në seancën e sotme. Ne kërkojmë që seanca e sotme të shtyhet”, tha avokati Donço Nakov.

Pas kërkesës së mbrojtjes për shtyrje, gjykatësi dëgjoi edhe prokuroren Lençe Ristoska, e cila përfaqëson Janevën në këtë rast dhe e shtyu gjykimin për në 3 tetor.

Aktakuza në “Talir” për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE është ngritur kundër gjashtë personave dhe një personi juridik –Nikolla Gruevski për krimin e Shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit për pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga krimi.

Loading...