Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë lëndime të lehta në 10 prej gjithsej 15 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente trafiku është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup nga komunikacioni janë përjashtuar 21 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shoferë para se të pajisjen me patentë shoferë dhe një fillestarë.

Janë përjashtuar edhe katër automjete të paregjistruara dhe një shofer i mbingarkuar.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë 51 gjoba, ndërsa me automjetin special “karrotrec” kanë larguar 45 automjete.

Policia ka sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe të semaforit, dy shoferë të cilët nuk u kanë dhënë të drejtë kalimi këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, pesë shoferë për mos mbajtjen e helmetë mbrojtëse në motor, moped dhe motoçikletë, një shofer për mosmbajtjen e rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe një shofer për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Loading...