Produktet më të mira të bukurisë janë ato që janë shumë të thjeshta për t’u përdorur dhe ato që, mbi të gjitha, janë të dobishme. Bananet për shembull mund të ndihmojnë të shpëtoni nga puçrrat dhe t’i jepni shkëlqim fytyrës.

Nëse keni lëkurë të irrituar dhe me puçrra, banania është zgjidhja më e mirë. Sasia e madhe e vitaminave të këtij fruti të ndihmon në reduktimin e inflamacionit (kryesisht vitamina A), ndërsa vitamina C ul në mënyrë të ndjeshme acarimin e puçrrave duke i përtharë.

Përzieni 2 lugë gjelle pure bananesh me një lugë gjelle sodë buke dhe disa pika lëng limoni të freskët. Kjo përzierje është një maskë qetësuese e lëkurës që ju ndihmon me aknet dhe irritimet e tjera të lëkurës.

Ndërsa për lëkurën e lodhur dhe pa shkëlqim, acidi i limonit. I përzier me banane, ai do të veprojë menjëherë për të hequr lëkurën e vdekur dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës.

Përzieni 2 lugë gjelle pure bananesh me një lugë gjelle mjaltë. Mjalti është super qetësues dhe do t’ju ndihmojë për t’i dhënë shkëlqim natyral fytyrës.

Loading...