Në 11 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Shkupit, një person ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa një 6 aksidente me lëndime të lehta kanë kaluar 6 persona kure në katër të tjerë ka pasur vetëm dëme materiale.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia e trakut ka sanksionuar 58 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa ka përjashtuar nga traku 12 shoferë para se të marrin të drejtën që të drejtojnë automjet dhe gjashtë llestarë, si dhe një automjet jo të rregullt teknikisht dhe 11 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe dy shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë për mosmbajtje të helmetës, 16 shoferë për mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe 12 shoferë për shfrytëzimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur 87 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 66 automjete.