Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, shënon fitoren e dytë rresht, duke hedhur pas krahëve krizën që kishte kaluar në javët e para në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë fituan derbin e madh shqiptar, në cilësinë e mysafirit, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 rivalit të të njëjtit qytet Renovës. KF Renova ka qenë e pafat për faktin se pesë minutat e fundit e ndanë nga barazimi.

Në minutën e 86-të, futbollisti Armend Alimi kaloi në epërsi kampionit, ndërsa Besart Ibraimi vulosi fitoren në çastet e fundit kur u tregua i saktë nga penalltia.

Pas gjashtë jave Shkëndija renditet në vend të gjashtë me 7 pikë sa ka edhe Renova një pozitë më poshtë dhe ngecin për 7 pikë nga lideri Akademia Pandev.

Liga e Maqedonisë së Veriut
Renova-Shkëndija 0:2
Shkupi-Vardari 1:2
Struga Trim Lum-A. Pandev 0:0
Rabotniçki-Makedonija GP 1:0
Sileksi-Boreci 3:0

Tabela
1. Akademija Pandev 6 4 2 0 14
2. Vardari 6 4 1 1 13
3. Makedonija GP 6 3 2 1 11
4. Shkupi 6 2 2 2 8
5. Struga Trim & Lum 6 2 2 2 8
6. Shkëndija 6 2 1 3 7
7. Renova 6 2 1 3 7
8. Sileks 6 2 0 4 6
9. Rabotniçki 6 2 0 4 6
10. Borec 6 1 1 4 4