Shenjat dhe ndikimi i ngrohjes globale po shpejtohen, thuhet në një raport të fundit shkencor mbi ndryshimet klimatike, të publikuara para bisedimeve kruciale të OKB-së në Nju Jork.

Të dhënat, të përpiluara nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM], thënë që periudha mes 2014-s dhe 2019-s është më e nxehta e regjistruar ndonjëherë.

Niveli i detit është rritur në masë alarmante gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa emisionet e Dioksidit të Karbonit (CO2) kanë mbërritur shifra rekorde, shkruan BBC.

OBM-ja thotë që përpjekjet për të shkurtuar karbonin në atmosferë duhet të intensifikohen menjëhershëm.

Më brengosësja nga të gjitha është e dhëna për rritjen e nivelit të detit.

Rritja mesatare për çdo vit nga 1993-a ishte 3.2 milimetra. Sidoqoftë, nga maji i 2014-s e deri tash kemi pasur një rritje prej 5 milimetrash.

“Siç e kemi parë sivjet me efektet tragjike në Bahame dhe Mozambik, nivelet e rritjes së detit dhe stuhitë e fuqishme tropikale kanë çuar në katastrofa humanitare dhe ekonomike.” Thuhet më tej në raportim.