Kampioni në fuqi, Shkëndija nga Tetova, vargon fitoren e tretë rresht dhe me hapa të shpejt ngjitet drejt kreut të tabelës në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Shkëndija para shikuesve të vet e mposhti me rezultat 2:0 skuadrën shqiptare Struga Trim & Lum. Lojë e mirë e tetovarëve dhe ngadhënjyen me golat e Radeskit në minutën e 8-të dhe Besart Ibraimit në atë të 59-tën. Renova nga Xhepçishti i Tetovës importoi tri pikë që nuk maten as me ari në udhëtim, duke e mundur me 1:0 Makedonija GP. Hero i fitores është Ilirid Ademi në minutën e 50-të.

Qatip Osmani, kryetrajner i ri i Shkupit, debutoi me barazim. Shkupi si mysafir luajti 0:0 me Akademinë Pandev, kjo e fundit e humb pozitën e liderit, duke ia lëshuar Vardarit të Shkupit. Skuadrat shqiptare kësisoj renditen në kampionatin maqedon: Shkëndija është në pozitën e katërt me 10 pikë, sa ka edhe Renova një vend më poshtë, Shkupi është i gjashti me 9 dhe Struga e shtata me 8 sosh. Në Ligën e Zvicrës, është zhvilluar derbi mes kampionit Young Boys dhe Baselit, e cila përfundoi me rezultat 1:1. Nsame (59′) shënon për Young Boysin dhe Widmer (5′) për Baselin. Taulant Xhaka dhe Kemal Ademi luajtëm standardë për Baselin.

Ademi u zëvendësua në minutën e 63-të. Zurich fiton me rezultat 2:0 ndaj Thunit. Golat i realizuan: Sohm (41′) e Tosin (52’). Mirlind Kryeziu luajti i plotë për Zurich-un. Lugano dhe Luzern ndahen baras (1:1). Carlinhos (4′) shënon për Luganon dhe Margiotta (28′) për Luzernin.

Idriz Voca u paraqit i plotë dhe Shkëlqim Demhasaj deri në minutën e 68-të për Luzernin. Pajtim Kasami shkëlqeu me dy gola për Sionin në fitoren me rezultat 3:1 në konak të Xamaxit. Haile-Selassie (40′) shënon për Xamaxin dhe Uldrikis (37′) e Pajtim Kasami (56′ e 70′). Ermir Lenjani asistoi në golin e parë të Kasamit. Samir Ramizi luajti standard dhe Liridon Mulaj nga minuta e 70-të për Xamaxin dhe Pajtim Kasami i plotë, Bastien Toma deri në minutën e 90-ta dhe Ermir Lenjani 85 minuta u paraqitën për Sionin.

Liga e Zvicrës
Lugano-Luzern 1:1
Young Boys-Basel 1:1
Zurich-Thun 2:0
St. Gallen-Servette 3:1
Xamax-Sion 1:3

Tabela
1. Basel 7 5 1 1 16
2. Sion 7 5 1 1 16
3. Young Boys 7 4 3 0 15
4. St. Gallen 7 3 1 3 10
5. Servette 7 2 3 2 9
6. Zurich 7 2 2 3 8
7. Luzern 7 1 3 3 6
8. Lugano 7 1 2 4 5
9. Thun 7 1 2 4 5
10. Xamax 7 0 4 3 4

Liga e Maqedonisë së Veriut
Boreci-Rabotniçki 1:1
Makedonija Gp-Renova 0:1
A. Pandev-Shkupi 0:0
Shkëndija-Struga 2:0
Vardari-Sileksi 3:0

Tabela
1. Vardari 7 5 1 1 16
2. Akademija Pandev 7 4 3 0 15
3. Makedonija GP 7 3 2 2 11
4. Shkëndija 7 3 1 3 10
5. Renova 7 3 1 3 10
6. Shkupi 7 2 3 2 9
7. Struga Trim & Lum 7 2 2 3 8
8. Rabotniçki 7 2 1 4 7
9. Sileksi 7 2 0 5 6
10. Boreci 7 1 2 4 5