Portale në gjuhën maqedonase kanë publikuar një fotografi të ish-kryeprokurores Speciale, Katica Janeva, nga qelitë e Shutkës, ku ndodhet pas skandalit të madh “Reket”.

Ish-kryeprokurorja Speciale, Katica Janeva, është vendosur në një repart të posaçëm në Shutkë, për shkak të sigurisë dhe gjendjes shëndetësore.

Këtë e bëri të ditur drejtori i burgut, Esad Rahiq, në një intervistë mediatike.

T mobile In article 1

Sipas tij, Janeva është vendosur në qeli vetëm me një femër tjetër, pavarësisht se në repartin femëror të Shutkës në një qeli janë vendosur deri me 6 persona.