Kohëve të fundit ka qenë duke u diskutuar në një rrjet social të quajtur “Rabbit” rreth shprehive të këqija që ju bënë të rrini sa më larg një personi.

Përdoruesit kanë shpërndarë përvojat e tyre dhe i kanë njohur personat narcizist rreth tyre, në shoqëri dhe familje. Dhe mesa duket, të gjithë janë të lodhur nga sjelljet e tyre të vrazhda.

Këtu do të gjeni një listë shenjash që i jep një person dhe që tregojnë që nuk janë persona që duhet të jeni rrethuar, raporton “Bright Side”.

Personat që ju largohen përgjegjësive

Shmangja e përgjegjësive dhe gjuajtja e tyre tek një person tjetër, është konsideruar si një përgjegjësi e keqe në “Rabbit”.

Paaftësia për t’i pranuar kritikat

Askush nuk dëshiron të kritikohet. Kjo dhemb, por disa njerëz ndonjëherë nuk mund ta pranojnë as edhe më të voglën kritik edhe nëse ajo është e vërtet rreth tyre. Të qenit të hapur ndaj kritikave dhe pranimi i tyre, nënkupton që ju mund të ndryshoni.

Personat të cilët gjykojnë të tjerët për nga dukja

Njerëzit shpesh herë e gjykojnë njëri tjetrin pa vetëdije, mirëpo shenjat e lëndimit nga këto gjykime mbesin pothuajse gjithmonë. Njerëzit e kanë një nevojë për tu ndjerë më unik se të tjerët, por të tallemi me të tjerët nuk është mënyra e duhur.

Paaftësia për të kërkuar falje

“Nëse e kam bërë, nuk besoj që ka qenë aq keq, dhe nëse je lënduar, e ke merituar”, fjalë të tilla zakonisht i marrim nga meshkujt. Arsyeja se pse e bëjnë këtë është sepse kanë frikë nga përgjegjësit.

Mos respektues ndaj njerëzve dhe punës së tyre

Këta persona e bëjnë këtë, për shkak mungesës së vetëbesimit, duke i mos respektuar të tjerët ata e kanë si formë vetëmbrojtëse.

Loading...