Nën moton “Tërbimi përfundon këtu” sot në Guacën e Parkut do të mbahet  eventi promovues-edukativ për shënimin e Ditës Botërore kundër Tërbimit -28 Shtatori.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov, si dhe ekspertë të Agjencisë, Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe përfaqësues të shoqërive veterinare dhe farmaceutike, të cilët do të japin këshilla për kujdesin shëndetësor dhe ushqimin e kafshëve shtëpiake, duke theksuar  respektimin e detyrimit ligjor për vaksinimin e kafshëve shtëpiake kundër tërbimit dhe identifikimin dhe etiketimin e tyre me mikroçip.

Fëmijët do të krijojnë në një ekspozitë figurative, ndërsa ata të cilët kanë kafshë shtëpiake do të mund të marrin pjesë në Shoun për kafshët shtëpiake.