Me sukses i përmbushët hapat për inkuadrim drejtë NATO-s dhe së shpejti do të bëheni anëtarja e 30-të me të drejta të plota në aleancën më të fuqishme ushtarake-politike në historinë botërore që me siguri do të kontribuojë për përmirësimin e sigurisë në rrethinë dhe rajonin e Ballkanit, tha ministri rumun i Mbrojtjes Nacionale Gabriel – Beniamin Lesh pas takimit në Shkup me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

“U bind se vendi im gjithmonë do të jetë mik dhe aleat i besueshëm. Rumania vazhdimisht i mbështet përpjekjet për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë Veriore me fokus në fushat e planifikimit strategjik, stërvitjeve dhe doktrinat, logjistikë, resurset njerëzore, komunikim dhe informatikë, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit në procesin e takimeve të ministrave të Mbrojtjes në Evropën Juglindore dhe në korniza të Brigadës së ELJ – SEEBRIG”, tha Lesh në konferencën e sotme për media.

Ai e theksoi bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes, dhe shtoi se Rumania do të mbështesë procesin e zhvendosjes së Komandës SEEBRIG nga Greqia në Maqedoninë Veriore.

Në takimin në Shkup gjithashtu përmendi është biseduar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e informacioneve në mbrojtje, gjendjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe fenomenin e migracionit.

Ministrja Shekerinska tha se Rumania është një nga vendet që i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme me procedurë të shpejtë anëtarësimit tonë në NATO përmes ratifikimit të protokollit të anëtarësimit.

“Mbështetja e Rumanisë nuk ka qenë kurrë vetëm në planin e NATO-s, por qeveria Rumune ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të qëllimit tonë strategjik – të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur. Në tetor e presim të njëjtën. Mbështetja e tyre dëshmoi se nuk ishte vetëm me fjalë, por me vepra. Qytetarët rumunë dhe Parlamenti kanë pranuar që Republika e Maqedonisë Veriore është partnere dhe aleate që ka aftësi dhe njohuri për të kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës”, tha Shekerinska.

Theksoi se bashkëpunimi midis të dy ushtrive është i shkëlqyeshëm dhe shtoi se shumica e planeve për këtë vit tashmë janë zbatuar.

Loading...