Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila mori pjesë në forumin kushtuar lidhshmërisë në Evropë dhe Euroazi, kërkoi nga Bashkimi Evropian të dëshmojë gatishmëri dhe ambicie më të mëdha.

“Ministrja kërkoi më shumë gatishmëri nga strukturat evropiane në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore në rajon pasi të gjitha vendet në rajon ballafaqohen me ndryshimet klimatike dhe ndotjen e ambientit jetësor”, kumtuan nga kabineti i saj.

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili ishte edhe nikoqir i Forumit për lidhshmërinë në Evropë, solemnisht e nënshkroi edhe Partneritetin e parë për lidhshmëri në mes Bashkimit Evropian dhe Japonisë. Në ngjarje përveç kryeministrit japonez Shinzo Abe ishin të ftuar edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq si dhe kryeministri finlandez Anti Rine.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë me ambicioz më shumë të kërkojë nga ne dhe ta përshpejtojë hapjen e mundësive të cilat gjithmonë kanë qenë pjesë e platformës për lidhshmëri në korniza të Bashkimit Evropian”, konkludoi ministrja Shekerinska.

Në ngjarje, Shekerinska u përqendrua edhe në ambiciet euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, qëndron në deklaratë.

“Vendimet politike munden me të vërtetë ta përshpejtojnë apo ta ndalojnë ndryshimin sizmik dhe duke ardhur nga një vend i cili pak më parë ka zgjidhur disa çështje të mëdha, i shikoj ato ndryshime sizmike si diçka pozitive, i shoh sikurse mundësi dhe jo sikurse rrezik. Para disa vitesh vendi ynë ishte në krizë të thellë politike – çështjet si sundimi i së drejtës, liria e mediave, të drejtat e njeriut ishin të rrezikuara në mënyrë sistematike”, theksoi ministrja.

Ajo theksoi se pikërisht për shkak të hapave të guximshëm – Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen historike me Greqinë, presim që vendi ynë të bëhet anëtarja e ardhshme e NATO-së deri në fund të këtij viti, dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri nga mesi i tetorit.